Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Tropojë , Azgan Haklaj ka folur për foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe situatën brenda kësaj force politike.
Ai u shpreh në “News24” se deputeti i PD-së Flamur Noka, që e cilësoi ‘Arkanin’ e Berishës, po punon me strukturat për të pushtuar më 12 dhjetor selinë blu.
“Dua t’i bëj me dije Bashës, kryetarit të zgjedhur, ambasadës së SHBA, se Arkani i Berishës, zoti Noka po organizon strukturat për të pushtuar selinë e PD në datën 12 dhjetor. Nga informacionet që kam unë, dhe kjo shkon dhe në akord, do pushtojë selinë e PD dhe të PS. Nga Tropoja Berisha tha që ne jemi ortek. Ai u kthye në Tropojë për t’i kthyer zonjës ambasadore të SHBA përgjigje. Sulmon në mënyre të pacipë binomin Blinken Yuri Kim. Ai tha “po të doja unë e hiqja për 2 orë emrin tim non-grata”. Po si mund ta hiqte ai?”, tha Haklaj.
Ndër të tjera ia tha se është i habitur nga heshtja e familjes së Azem Hajdarit, veçanërisht të vajzës Rudinës për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, gjë për të cilën sipas tij Berisha ka premtuar se kur të jetë në pushtet do të zbardhë vrasjen e tij.
Pyetej: Berisha po e bën për vete foltoren?
Haklaj: “Non grata” është vendimi më i ashpër nga DASH. Nëse berisha ka kërkuar falje në të gjitha foltoret në Tropojë, nuk e bëri. Kuvendi i adtës 11 dhjetor është miting, firmat nuk janë të vërteta. Ai ska bërë asgjë për zbardhen e dosjes së Tropojës që ka një mal me krime. Ai duhet të shpallte Azem Hajdarin president nderi në 2005 dhe jo tani. Unë jam i habitur nga heshtja e familjes Hajdari, veçanërisht nga ish-deputetja Rudina Hajdari. Berisha ka deklaruar se sapo të vijë në pushtet do të zbardhë vrasjen e tij. Berisha sa herë ndodhet në momente kritike sulmonfamiljen Haklaj. Unë nuk jam as i bandës së Berishës dhe as i bandës së Haklajve. Vij nga nja familje e madhe.
Pyetje: Si e vlerësoni figurën e Lulzim Bashës?
Haklaj: Basha mori një vendim të rëmdësishëm dhe të vështirë. Nëse je me Berishën je demokrat dhe nëse jo nuk je demokrat. Berisha që nga 90-ta dhe deri më sot sa grupe ka përjashtuar, përfshirë dhe mua, ka shkelur statutin. Basha e mori këtë vendim nisur nga deklarata e Berishës, i cili tha unë nuk do ta përfshij këtë në PD. Çfarë provash do ti japë ai DASH-it? PD pas 25 prillit, unë i kam kërkuar Bashës që të mos kandidonte Berishën dhe Mediun, edhe disa emra të tjerë. Pas 25 prillit është organizuar zgjedhjet për kryetarin e PD dhe më pas zgjedhjet për kreun e FRPD-së. 11 Dhjetori është një miting dhe jo Kuvend.