‘Non grata’ e Berishës, flet David Philips: Nuk u zbatua ligji

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

David Philips, i cili drejton Institutin për Paqen në Universitetin e Columbias ka kritikuar punën e Yuri Kim në Tiranë. Në një intervistë, Philips deklaroi se në rastin e shpalljen non grata të Sali Berishës, nuk është zbatuar ligji që ish kryeministri të përballet me akuzuesit e tij. Philips e ka cilësuar papjekuri të Shqipërisë njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Yuri Kim.

Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips ka kritikuar punën e bërë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në një intervistë për Euroneës Albania, Philips deklaroi se ajo që kemi parë në Shqipëri gjatë ushtrimit të detyrës nga diplomatja amerikane, është shpallja ‘non grata’ e kreut të PD-së Sali Berisha, rast ku sipas tij, nuk është zbatuar ligji që ish kryeministri të përballet me akuzuesit e tij.

‘Çfarë kemi parë gjatë rrugëtimit të Kim është vendimi për Sali Berishën. Nëse një individ, qoftë Berisha apo dikush tjetër, ata duhet të kenë akses në dosjen e tyre. Të kenë të drejtën për të apeluar, të përballen me akuzuesit e tyre dhe ky është një parim themelor përsa i përket zbatimit të ligjit, por këto parime nuk u zbatuan.

Fakti që SHBA po lufton kundër korrupsionit, kjo duhet bërë në bashkëpunim me të gjitha qeveritë dhe duhet të jetë proces transparent bashkëpunues dhe pa surpriza. Luftimi i korrupsionit duhet të vazhdojë fort dhe kushdo të jetë në krye duhet të vazhdojë procesin që ai të jetë transparent dhe t’i lejojë të gjithëve aksesin në dosjen e tyre dhe të drejtën për apelim’, theksoi Philips.

David Philips, komentoi edhe njoftimin e Minsitrisë së Jashtme për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

‘Ky është një shembull i papjekurisë së Shqipërisë. Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të minohet ky proces që duket se ka ndodhur në këtë rast’, theksoi David Phiplips gjatë intervistës së tij.

Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips shtoi se qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat e DASH dhe nuk i zbaton ato dhe sipas tij kjo është mungesë respekti./syri.net

Zjarr Tv Ad