Nora Malaj: Burri i shtetit foli!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burri i shtetit foli!

“Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar fjalën “Fund” mund të gjejnë forcën për të shkruar fjalën “Fillim” , – thotë një shprehje e vjetër.
Tashmë burri i shtetit foli.
E para është Kushtetuta dhe Shteti sovranë! Faleminderit dhe krenari për Presidentin e Republikës së vendit tim!
Populli ka kohë që ka folur ! Me sontazhe dhe bojkot kanë treguar se 86 për qind janë kundra kapjes së drejtësisë nga politika!

Departamenti i ShBA foli , qartë dhe prerë, askush nuk është mbi ligjin!

“Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilave qeveriset një vend.

E projektuar për të hedhur themelet e një shteti që garanton liritë dhe të drejtat themelore të individit, të ndarjes dhe jo uzurpimit të pushteteve, të ruajtjes së sovranitetit dhe ndërtimit të të ardhmes europiane dhe euroatlantike të vendit, Kushtetuta e ’98-ës mundësoi rivendosjen e paqes sociale dhe rotacionin normal politik në vend.

Kjo kushtetutë që ende gëzon respektin dhe nderimin më të madh të të gjithë qytetarëve shqiptarë, fatkeqësisht u zhbë brenda natës nga marrëveshja politike e vitit 2008.

Sot jemi në kushtet ku qeveria nuk është llogaridhënëse ndaj askujt;

Ku pushteti ekzekutiv është unifikuar me atë legjislativ;

Ku nga Kuvendi i Shqipërisë janë dorëhequr 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës;

Ku numrin kushtetues prej 140 deputetësh të Kuvendit nuk e plotëson dot më;

Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, në një proces antiligjor me votime një-partiake, duke dhunuar edhe parimin kushtetues të autonomisë vendore;

Ku vendi është lënë qëllimisht për dy vite rradhazi pa Gjykatë Kushtetuese dhe ku po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të krijimit të saj siç e parashikon kushtetuta;

Ku vendi dhe qytetarët janë lënë pa Gjykatë të Lartë, si pasojë e së cilës janë mbivendosur mbi 32.000 çështje gjyqësore, që do të kërkonin të paktën 20 vite për t’i trajtuar;

– pra me këto afate një pensionist mund të mos arrijë ta gëzojë asnjëherë pensionin që i takon.

Ku Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë antikushtetuese, për të korrur rezultatet mahnitëse që nuk i mbron dot as vetë;

Ku dhunohen të drejtat e qytetarëve në mënyrë arbitrare, duke u rrëmbyer pronën, shtëpitë, bizneset, etj;

Ku kanë kaluar rreth 20 ligje antikushtetuese dhe që cënojnë hapur interesin publik;

Ku qeveria për të pasuruar një kastë që i shërben asaj verbërisht, ka krijuar një borxh që qytetarët shqiptarë do të duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme;

Ku fjala e lirë është zëvendësuar nga çensura dhe autoçensura në shërbim të propagandës;

Ku Shqipëria zhytet poshtë e më poshtë në të gjithë treguesit politikë, ekonomikë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore;

Ku vendi po shpopullohet pa ndalim;

Ku si rezultat i sukseseve imagjinare në Shqipëri nuk ka më asnjë investim serioz as nga ShBA, as nga Gjermania, as nga Franca, as nga Italia, e as nga Britania;

Ndaj është koha për t’i thënë NDAL këtij degradimi të shtetit!

Shqipëria nuk mund të drejtohet me Rezolutë por me Kushtetutë!

Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës!”

Presidenti Ilir Meta

Krenar për Presidentin e Republikës Ilir Meta, për presidentin e vendit tim!

Zjarr Tv Ad