Norman: Bandat kriminale drejtohen nga burgu

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman, ka ngritur shqetësimin se bandat kriminale, në shumë raste drejtohen nga burgu.

Në prezantimin e masterplanit për zhvillimin e sistemit të burgjeve, diplomati britanik tha se duhet përmirësuar menaxhimi, me qëllim që gangsterët të mos  japin komanda për ushtarët e tyre, dhe të drejtojnë operacione kriminale nga pas hekurave.

Duncan Norman: “Të burgosurit duhet të mbahen të sigurt ndërsa ne duhet të marrim masa që ata të mos drejtojnë operacionet e tyre të krimit të organizuar nga prapa hekurave. Gangsterëve nuk duhet t’u lejohet të japin komanda për ushtarët e tyre. Kur menaxhohet me saktësi, burgjet mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të na mbrojnë nga kriminelët, pasi me burgosjen e tij duhet të prishet dhe veprimtaria kriminale e grupit. Presoni është faktor kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, një pikë që shpesh anashkalohet.”

Për të ndëshkuar të dënuarit që urdhërojnë krime jashtë qelive, Gjonaj nënvizoi masat për izolim.

Etilda Gjonaj: “Janë marrë një sërë masash ku një prej tyre është edhe instalimi i regjimit të posaçëm 41 bis nëpërmjet të cilit do të kufizohen subjektet kriminale me rrezikshmëri për të vijuar veprimtarinë e tyre edhe gjatë qëndrimit të izoluar.”

Ndërsa për të luftuar korrupsionin në radhët e policisë ministrja Gjonaj premtoi rritje të pagave.

Etilda Gjonaj: “Nuk është ende e mjaftueshme rritja e pagave që iu realizua punonjësve të policisë së burgjeve në 1 prill të vitit 2019 me një rritje prej 7%. Kemi planifikuar si pjesë e këtij planveprimi eskalimin e rritjes së trajtimit financiar të pagave me qëllimin barazimin e statusit të policisë së burgjeve me atë të shtetit.”

Edhe pse regjimi 41 bis është miratuar prej disa muajsh, ende nuk ka të dënuar që preken prej tij.

 

Zjarr Tv Ad