Norvegji, trageti bllokohet në det

0
10

1300 persona i shpëtuan rrezikut nga mbytja pasi mbetën të bllokuar në zonën detare norvegjeze. 3 nga 4 motorët e tragetit “Viking Sky” dolën jashtë funksionit. Më shumë se 900 vetë dhe ekuipazh qëndruan në bord pas18 orëve nga dërgimi i sinjalit për ndihmë.

Pasagjerët shpërndarë foto dhe video në rrjetet sociale qe tregonin panikun. Ata rrëfyer orët e tmerrit ndërsa edhe për shkak të një stuhie kushtet për operacionin e shpëtimit ishin shume te vështira.

Por mëngjesin e te dielës motorët filluan të punojnë ndërkohë që 440 persona ishin evakuuar nëpërmjet helikopterëve. Trageti udhëtonte nga Bergen i Norvegjisë për në Londër. Aksioni i shpëtimit zgjati me orë të tëra ndërsa dhjetëra tё lënduar u shtruan nё spital.