Nota verbale e Shqipërisë, ministri britanik nuk shqetësohet: S’pendohem aspak për deklaratën

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e ministrit të Shtetit për Emigracionin në Britani, Robert Jenrick, për shqiptarët ka shkaktuar shumë debat.

Në një deklaratë ai tha “ kapi shqiptarët, largoni shqiptarët”, ndërsa në një fragment i quan edhe “kriminelë”.

Së fundmi ministri ka qenë i ftuar në emisionin “Nick”, me moderator Nick Ferrary, ku ka folur për notë protestën nga qeveria e Shqipërisë kundrejt Britanisë.

Gjatë bisedës ka pasur dhe debat, ku prezantuesi ka kërkuara të dijë se përse ka ofenduar shqiptarët, ndërsa ministri vazhdimisht shprehej për marrëveshjen edhe bashkëpunimin që ka me Shqipërinë, ndërsa tha se nuk pendohej për deklaratën e bërë.

Pjesë nga debati:

Robert Jenrick: Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë duke bërë.

Modearori: Si është mënyra konstruktive?

Robert Jenrick: Duam të kemi marrëdhënie me produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.

Moderatori: Pse i keni ofenduar atëhere?

Jenrick: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi – shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. …dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.

Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!.

Moderatori: Imagjinoni fjalët që thatë ju, ti kishin thënë për britanikët?

Jenrick: Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht dhe ata njerëz që janë shkelës…të hiqen zyrtarisht nga oficerët dhe të kthehen në vendet e tyre.

Zjarr Tv Ad