‘Notere e vdekjeve’, Berisha-Manastirliut: Mos më fol pas shpine

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.

Berisha po fliste për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, ndërkohë Manastirliu ndërhynte herë pas here, duke e irrituar ish-kryeministrin.

Ky i fundit, i kërkoi që të mos flasë pas shpinës së tij.

“Notere e vdekjeve masive të shqiptarëve. Mos më fol pas shpine. Atë që i ke bërë ti kombit me Covidin, ti qofsh”, theksoi Berisha.

Zjarr Tv Ad