Notre Dame pa meshë Krishtlindjeje për herë të parë pas 200 vjetësh

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katedralja Notre Dame e Parisit nuk do të mbajë meshën e Krishtlindjes për herë të parë pas 200 vjetësh, për shkak të riparimeve që vazhdojnë pas djegies nga zjarri i prillit të këtij viti.
Mesha e mesnatës do të mbahet në kishën e Saint-Germain l’Auxerrois.

Pas flakëve të rëna në Katedralen gotike 850 vjeçare, një pasuri botërore e Unescos, Presidenti Emanuel Macroon deklaroi se brenda 5 viteve do të bëhet i mundur rikonstruksioni i plotë i saj.

Për këtë qëllim u mblodhën afërsisht 850 milion paund. Kjo ndërtesë ikonike ka vazhduar traditën në festimin e krishtlindjes për dy shekuj edhe gjatë trazirave të mëdha në Francë.

Katedralja ishte në proces restaurimi kur zjarri shpërtheu dhe bëri që kjo pasuri botërore të pësonte dëme të mëdha. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende por hetuesit mendojnë se kjo ka ardhur si pasojë e një neglizhence.

Deri më tani nuk ka asnjë provë që jep mundësinë e akteve me origjinë kriminale.

Zjarr Tv Ad