Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një shqiptar 40-vjeçar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur ka mbetur i plagosur rende pasi u qellua me arme ne nje bar, gjate nates, ne Piotello, Milano.
Mediat italiane raportojne se ai mori nje plumb ne bark dhe e derguan me urgjence ne spitalin në San Raffaele.
Ai ishte i vetedijshem ne kohen qe po e transportonin ne urgjence, por nuk ka dhene detaje per sa ndodhi.
Policia ka thene se te shtenat ndodhen gjate nates, por ende nuk ka nje dinamike te qarte te asaj qe ndodhi dhe arsyeve.
Mjeket thone se gjendja e shqiptarit eshte shume kritike per jeten. Nderkohe qe shqiptari sapo ishte shtruar, ne urgjence u paraqit edhe nje tjeter i plagosur, dyshohet klient ne te njejtin bar, por ende nuk ka version zyrtar nga policia.