“Nuk dini të drejtoni”, Gjylameti ndez debatin në Komision: Basha justifikohej me raporte për dhimbje barku, djali im 13 vjeçar do turpërohej

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, deputetja e PS, Blerina Gjylameti debat me deputetin e PD, Gazment Bardhi dhe kryetarin e komisionit, Enkelejd Alibeaj.

Gjylameti u drejtua ndaj kryetarit të Komisionit, Enkelejd Alibeaj duke e zkuzuar për “paaftësi” në drejtimin e Komisionit, ndërsa solli edhe në vëmendje paraqitjen e liderve politikë në komisione të tilla.Deputetët e opozitës u shprehën se mazhoranca ishte në merak se në Komision do të duhej të paraqitej edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Deputetja e PS, tha se gjatë kohës kur ishte thirrur në Komision, kryeministri Edi Rama i cili atë kohë mbante postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës paraqitej vazhdimisht në mbledhje. Ndërsa shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha për të mos u paraqitur në Komision, dërgonte raporte mjekësore për dhimbje barku, justifikime të cilat sipas saj do të bënin t’i vinte turp edhe djalit 13 vjeçar.

Blerina Gjylameti: Kryetari i Komisionit nuk duhet të vazhdojë të theksojë postin që mban në këtë mbledhje se nuk bëhesh kryetar duke vazhduar ta thuash në këtë mënyrë. Ju nuk dini të drejtoni. Zoti Rama ka qenë në këtë komision që kur ka qenë kryetar bashkie. Zoti Basha kurrë nuk ka qenë në komision kur është thirrut. E justifikonte me ca raporte që do ishin qesharake edhe për djalin tim 13 vjeçar. Në raporte thuhej se kishte dhimbje barku, që ishte sëmurë etj etj.

Zjarr Tv Ad