“Nuk do të jemi 50 mijë, por trefishi”- Berisha tregon “formulën” si do të mundin Edi Ramën

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar para delegateve, anetareve dhe deputeteve te PD ne Kuvendin Kombetar “formulen” se si do te mundet Edi Rama dhe qe Partia Demokratike te rikthehet ne pushtet. A nuk jemi ne së bashku që e kemi mundur tre herë atë? Edhe 6 herë të tjera do e mundim”, tha ai, teksa nenvizoi se energjia e tyre duhet te fokusohet tek demokratet qe mund te jene te hatermbetur dhe te hidheruar.

“I mirëpritur cdo demokrat në shtëpinë e tij por e rëndësishme është që të rendim të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti 90 e deri sot, ta ftojmë të kthehet te kontributi i tij, të japë kontribut tjetër për fitoren e PD, e ju do e shihni këtu që ne nuk do jemi 40 apo 50 mijë por ju garantoj dy ose trefishi i tyre”.

Ky Kuvend hap një kapitull historik për ne, kapitullin e marshit tonë drejt fitores. Shumë, diskutojnë dhe pyesin, “po ku mundet Edi Rama?”. A nuk jemi ne së bashku që e kemi mundur tre herë atë? Edhe 6 herë të tjera do e mundim.

Por ky marsh ky udhëtim, kërkon nga ne të bëjmë gjithçka për mendjet e zemrat e shqiptarëve, para së gjithash mbi të gjitha për mendjet e zemrat e atyre demokratëve që mund të jenë të ftohur, mund të jenë në hatërmbetje edhe të hidhëruar.

Miqtë e i sot kemi këtu dhjetra qindra delegatë, me të cilët para 6 marsit, ishim në pozicione të ndryshme, i falenderoj për praninë e tyre në këtë sallë. Ata e bënë PD më të bashkuar më të fortë e më të hapur se kurrë.

I mirëpritur cdo demokrat në shtëpinë e tij por e rëndësishme është që të rendim të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti 90 e deri sot, ta ftojmë të kthehet te kontributi i tij, të japë kontribut tjetër për fitoren e PD, e ju do e shihni këtu që ne nuk do jemi 40 apo 50 mijë por ju garantoj dy ose trefishi i tyre.

Kjo është parti me histori. Sot, në misionin tonë hapja, e vetëm hapja është e do mbetet leva Arkimedi për të ndryshuar Shqipërinë. Sot Shqipëria ka qindra mijëra të rinj, të reja, të mirëshkolluar, atdhetarë, ti derdhin në këtë vende.

Zjarr Tv Ad