Iriqi:- Sot çdo deputet dorëzoi një zarf tre emra për presidentin e ardhshëm. Ti kë shënove?
Balla:- Hahahaha
Iriqi:- Pse qesh
Balla:- Po brenda zarfit kishte veç një letër të bardhë. Asnjë emër. Mjafton që populli pa me sytë e tij se ne deputetëve na u dha mundësia të shprehim propozimet tona.
Iriqi:- Pra emrin në fakt e shkruan…
Balla:- Sivjet Rama ka sjellë risi. Ngaqë u rrit Zaho, dhe tani ai di të shkruajë dhe të lexojë, emrin e presidentit të ardhshëm do e shkruajë ai. Më pas do na e sjellin ne dhe ne do ngremë kartonat. Na e ka lehtësuar mjaft punën Zaho. Po sa keq që ai do zgjedhë veç një president.
Iriqi:- Pse ju do zgjidhni dhe presidentin e ndonjë shteti tjetër?
Balla:- Jo, jo. Presidentin e Shqipërisë do votojmë, por nga ky vit e tutje vendi ynë nuk do ketë një, por plot katër presidentë.
Iriqi:- Po bën shaka?
Balla:- Nuk tallem. E ka vendosur Rama. Të jenë katër, na tha dhe solli argumenta që na gozhduan.
Iriqi:- Çfarë argumentash?
Balla:- Ai tha se sot presidenti shqiptar nuk ka fare kompetenca. Veç dekoron njerëz dhe lexon e shkruan në Facebook. Që presidenti i ardhshëm mos mërzitet gjatë ditës, i caktojmë ca shokë. Pra e bëjmë presidencën me katër persona. Kështu mbushen orët e presidenti nuk rri me sytë nga pallati që po i ndërtohet ngjitur. Ne e pranuam e tani po hartojmë kriteret. Se bëhet fjalë për krerët e shtetit, jo shaka.
Iriqi:- Mund të na thuash ca kritere?
Balla:- Po. Së pari, të njohë dominonë. Është kriter themelor. Mbase jo shkëlqyeshëm, por ta zotërojë. Të dijë letra, sidomos pesëkatëshin dhe preferohen ata që lozin tavëll. Ja, kaq duhet e hop katër presidentët i kemi gati. Dje unë mora Zahon në cel e i thashë që domino kam luajtur në fshat që në fillore. E qaj këtë lojë.
Iriqi:- E çfarë të tha?
Balla:- Nuk ke fat se emrin tënd e shkruaj gjithnjë gabim, më tha. S’i ve faj. Ai edhe kur më drejtohet, më thërret: o Tualet, o Tualet.