Nuk dorëzojnë fëmijën tek mamaja, arrestohen nënë e bir

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënë e bir janë prangosur nga policia pasi kanë fshehur një fëmijë të vogël sepse nuk donin ta çonin tek nëna e tij.

Zyrës së Përmbarimit Vlorë ka shkuar në banesën e tyre për të bërë ekzekutimin e gjykatës, por nëna dhe djali kanë fshehur fëmijën.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndaluar nënë e bir dhe për të kthyer fëmijën tek mamaja e tij.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., 66 vjeçe dhe J. N., 39 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen ‘Kushtrimi’ Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale ‘Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim’ duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad