Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ditën e sotme, ka zhvilluar një mbledhje, ku ka njoftuar se janë gjobitur 106 parti politike, që nuk kanë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raport vjetor financiar, duke refuzuar për të bërë transparente burimet e financimit.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njoftoi se partitë politike janë gjobitur me 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
Gjithashtu, Celibashi njoftoi se është marrë vendimi për përcaktimin e vlerës në para të një vote, prej 85 lekësh.
Nuk do të kenë kompesim financiar për të gjitha pas zgjedhor për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Këtu përfshihen partitë aleatët e opozitës, që hynë në koalicion me PD.
“Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hynë në fuqi menjëherë. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %,” tha Celibashi.