“Nuk dua të bëhem si viktimë”, Grida zbulon ndryshimin e mbiemrit nga Suma në Duma

0
423
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Grida Duma, ka rrëfyer një detaj pikant lidhur me mbiemrin e saj. Ajo ka zbuluar se familja e saj ka ndërruar mbiemrin, që më parë e kishte Suma. E ftuar në emisionin e Rudina Xhungës, Grida Duma u shpreh se mbiemri është ndërruar rreth 3-4 shekuj më parë, edhe pse sot mund të tallen me këtë fakt.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma, dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës.

Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa herë merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë, se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad