Edvin Kulluri, ish sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi në Fax News për të folur mbi konfliktin Rusi-Ukranië dhe përshkallëzimin e mundshëm të këtyre marrëdhënieve të tensionuara.
Sa i përket rolit të Shqipërisë në këtë konflikt të mundshëm, Kulluri tha se deri më tani qëndrimi i qeverisë kishte qenë korrekt ashtu siç duhet të sillet çdo vend anëtar i NATO-s, por shtoi se nuk dohet të bëheshin “shantazhe” ndaj Rusisë.
Kulluri: Ne historia na ka treguar se edhe kur mund të jetë llogaritur diçka, konflikti mund të marrë një rrjedhë krejt tjetër, ju e dini se nazistët nuk e morën dot Rusisë për shkak të dimrit të acartë.
Pikëpamja ukrainase është një, që është vend sovran. Së dyti çdo vend ka të drejtë të pëeqafojë demokracinë liberale. Nga ana tjetër kemi qasjen realiste të Rusisë që e bazon diplomacinë mbi aspektin e fuqisë.
Duhet të jemi të qartë, zgjidhja është kjo, nëse SHBA-të do vazhdojnë ta mirëpresin Ukrainën në NATO, gjasat janë që me shumë mundësi do ketë konflikt.
Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe qëndrimi i qeverisë tonë është ai që duhet të jetë, megjithëse nuk duhet ta teprojmë me këto “shantazhe” ndaj Rusisë se pastaj nisemi dhe bëhemi pak qesharakë. Shqipëria mbase nuk është e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë konlfikt, sepse NATO nuk do përfshihet, nuk do marrë pjesë në konflikt.