“Nuk duhet të diskutojmë për rikthimin e …”, deputeti i PD i bën thirrje kolegëve: Nëse gjykata vendos pro Berishës…

0
3404
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e grupit që nuk mbështesin Sali Berishën.

Sula i ka kërkuar kolegëve të tij të mos diskutohet për rikthimin e Lulzim Bashës dhe për të gjetur një rrugë bashkëpunimi.

Në takimin që u zhvillua pasditen e djeshme, Sula ka deklaruar se nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojmë me të.

“Nuk duhet të diskutojmë për rikthimin e Bashës, mos e faktorizoni kot. Duhet të bashkohemi ose të gjejmë rrugë bashkëpunimi për të fituar në 2023. Nuk kemi kundërshtar Berishën, por Ramën dhe PS. Në 2023 jam kundër daljes së PD-së me dy kandidatë, ndaj duhet gjetur bashkëpunimi për të pasur kandidatë të përbashkët. Vendimi i gjykatës duhet të zgjidhet, pasi në të kundërtën PD shkon drejt shkatërrimit, duke e mbajtur të zvarritur këtë çështje. Nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojmë me të, duke nisur punën nga baza, nëse gjykata vendos kundër Berishës duhet të bashkëpunojmë edhe me kolegët pranë tij për të vijuar riorganizimin e PD-së pa përjashtuar njeri”, mësohet të ketë thënë Sula.

Po kështu ai ka kërkuar t’i jepet fund sharjeve dhe kundërshtimeve mes njeri-tjetrit në rrjetet sociale dhe bërjen opozitë duke denoncuar maxhorancën.

“Nuk duhet të vijoni të shani/ kundërshtoni njeri-tjetrin në rrjetet sociale. Pse s’bëni opozitë, Basha apo Berisha po ju pengon për të bërë opozitë? Përjashtuar Berishën që bën opozitë, pjesa tjetër që janë pranë tij nuk kanë bërë denoncime, ka material për të denoncuar këtë mazhorancë. Në sallë, komisione duhet të jeni bashkë për të bërë opozitë”, ka thënë Sula.

Zjarr Tv Ad