“Nuk duhet të presim asnjë minutë”, Alibeaj flet si kryetar i komanduar i PD-së: T’i përgjigjemi kërkesës së SPAK-ut për t’i hapur rrugën arrestimit të Alqi Bllakos!

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë t’i hapë rrugën arrestimit të deputetit të PS-së Alqi Bllakos për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër arresti si tw implikuar për aferën e inceneratorëve.

Ndryshe nga Grupi i Rithemelimit, Alibeaj si kryetar i komanduar i PD-së ka inkurajuar drejtësinë që të zbardhë ngjarjen për të cilën e etiketoi si “vjedhjen më të madhe të shekullit”

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë,  për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.

Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Vlen të kujtojmë që PD vazhdon të jetë e ndarë në dy kampe, Belind Këlliçi njoftoi deklaratë për mediat nga selia blu. Whats app dhe zyra e shtypit është nën kontrollin e grupit të Sali Berishës, kurse Facebook-u zyrtar i Partisë Demokratike kontrollohet nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Zjarr Tv Ad