“Nuk e bëmë që nuk e bëm dot shtetin”, Manjani: Çfarë përfiton në këmbim një gjykatës apo një prokuror nga plotësimi i një teke të një ambasadori?!

0
388
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani/

Ore dakord që Yuri nuk pyet për konventë e ligj dhe ndërhyn, (sigurisht që është e papranueshme dhe siç kam thënë edhe më parë zonja duhej të ishte shpallur non grata dhe duhej përzënë nga territori) por shqiptarët jo pushtetarë përse i nënshtrohen ndërhyrjes!?

Çfarë përfiton në këmbim një gjykatës apo një prokuror nga plotësimi i një teke të një ambasadori?!

Unë them hiçgjë përfiton. E kuptoj se kur i shërben pushtetit përfiton diçka, po kur i nënshtrohesh një ambasade çfarë fiton?! Ambasada as vizë nuk të garanton se nuk e ka në dorë konsullatën e shtetit të saj.

Nënshtrimi ndaj një ambasade është idiotësi dhe thjesht tregon se sa pa dinjitet është i nënshtruari, i cili në asnjë rrethanë nuk e legjitimon dot mbajtjen e titullit magistrat. Sigurisht nënshtrimi ndaj pushtetit është gjithashtu i papranueshëm për magistratin, por të paktën nuk është pa përfitim personal…

Cili gjykatës në Europë do bënte atë që i kërkon një ambasador Amerikan?! As në Azi e Amerikë Latine nuk ka gjykatës të tillë.

Yuri ka gjetur shesh e bën përshesh.

Ndaj përfundimisht problemi mbetet midis nesh. Nuk e bëmë që nuk e bëm dot shtetin. Për fat të keq!

Zjarr Tv Ad