“Nuk e gënjejmë dot veten që të themi jemi mirë”- Jorida Tabaku në Kuvend: Asnjë nga ne sot nuk e pi dot ujin nga çezma! Pritet një tjetër rritje çmimi

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku foli nga foltorja e Kuvendit për furnizimin me ujë të qytetarëve në Tiranë.

Tabaku deklaroi se sot askush nuk mund ta pijë ujin nga çezma ndërsa mori edhe shembullin e banorëve të Krujës të cilët u helmuan masivisht një vit më parë.

Ndalur te pozicioni i demokratëve, Tabaku u shpreh se sot nuk janë në formën më të mirë por kurrsesi nuk u mungon guximi për të thënë gjërat në sy.

“Është fatkeqësi e madhe të jesh nëntë vite në qeveri dhe ta krahasosh veten si ishim 9 vite më parë. Qeveria vjen këtu dhe na sulmon ne që kemi 8 vite në opozitë. PD sot nuk është në situatën më të mirë. Është e kotë të gënjejmë veten dhe të themi jemi shumë mirë. Por guximin për të thënë gjërat në sy e kemi.

Qytetarët shqiptarët e presin këtë. Asnjë nga ne këtu në parlament nuk e hap çezmën dhe të pijë nga çezma. Qeveria kur e kupton një gabim edhe mund të kërkojë ndjesë. Pritet edhe një rritje e re e çmimit të ujit në Tiranë. Para pak javësh u miratua edhe raporti i ERRU-së që tha se do të kemi një rritje në çmimin e ujit.

Në atë moment u tha që nuk do ketë më rritje të tjera. Të vish këtu dhe të thuash që nuk është rritur çmimi i ujit dhe nuk është rritur çmimi i energjisë kur në vitin 2013 e rritën çmimin e energjisë për 500 mijë familje. Sot vijnë dhe thonë, do prezantojmë një fazë tjetër”, deklaroi Tabaku.

Zjarr Tv Ad