Janë tre holandezë në pranga për rrëmujën që shkaktuan tek pedonalja ku mbeti i plagosur një i ri shqiptar. Dy prej tyre dolën dje para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërsa i treti u arrestua nga policia me kokainë.
Ai pritet të dalë para gjykatës ditën e nesërme. Dy të tjerët do të mbahen 15 ditë në paraburgim deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 15 ditë për dy tifozët holandezë të cilët u përfshinë në një përleshje një ditë para finales mes Romës dhe Feyenoord.
Avokati i tifozëve u shpreh se Gjykata është në pritje të akt ekspertimit
Mbrojtësi ligjor këmbënguli se dy tifozët holandezë nuk janë ata autorët e rrëmujës, megjithëse kanë qenë prezent në tavolinë