Nuk e llogaris protestën tuaj, Rama ia thotë në sy Lapajt: Që nga Ismail Qemali dhe deri te paraardhësi im, asnjë nuk e njeh Shqipërinë siç e njoh unë

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, i ka thënë në sy avokatit Adriatik Lapaj, se nuk e llogarit fare protestën e qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë.

Ai tha se e njeh Shqipërinë shumë mirë dhe ka bërë më shumë kilometra sesa kryeministrat që kanë qenë para tij, ndaj e di se “historia që njerëzit vuajnë për bukë, është histori e fantazisë”.

Unë nuk e llogaris protestën tuaj. Ju flini gjumë më shumë se unë. Arsyeja është se unë jam këtu për të mbrojtur ata që kanë nevojë për mua, sepse për këtë më kanë vënë.

Që nga Ismail Qemali, deri te paraardhësi im, nuk i kanë bërë kilometrat dhe nuk i njohin cepat e Shqipërisë si i njoh unë. Kjo historia që vuajnë për bukë, është një histori e fantazisë. Që ka familje që ka në zgrip, nuk diskutohet, janë një numër shumë i kufizuar, por nuk kemi rrugë tjetër përveçse të mos bëjmë gabimin që të mbajmë vendin me lëmosha”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad