“Nuk e mundin PS në zgjedhjet lokale”, Edvin Kulluri: Me këta aktorë që ka në krye opozita, nuk ka të ardhme

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edvin Kulluri foli mbrëmjen e sotme për situatën politike brenda Partisë Demokratike.

Ai u shpreh në një intervistë për “ABC News” se ajo çfarë tregoi gjithë ky vit, është se opozita nuk e ka gjetur gjuhën e zgjidhjes dhe është shumë e vështirë ta bëjë edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

Sipas tij me aktorët politikë që ka në krye opozita në të dy krahët, është e pamundur që të fitojnë zgjedhjet lokale të 2023.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: U përmbyll edhe ky sesion parlamentar, protagonizmin për shkak të zhvillimeve të brendshme e ka patur PD. Protagonizëm i cili ishte edhe këtë javë.

Kulluri: Më lehtë seç e nisi po të kemi parasysh 8 janarin, por ky nuk është një lajm i mirë. Marrëdhëniet politike brenda PD janë katastrofë. Është një parti që nuk po gjen dot minimumin e vullnetit për të dalë nga kjo gjendje. Nuk po del nga kjo gjendje që ka nisur që nga 2017-të. Kjo marrje zvarrë e krizës na kanë çuar në këtë pikë. Jemi në episodet e fundit të krizës, nuk ka shans të mbarojë as vitin tjetër.

Pyetje: Nuk mund të shërbejnë zgjedhjet e ardhshme për ndryshim të situatës?

Kulluri: Unë mendoj që me këta aktorë në të dy krahët nuk ka të ardhme opozita. Janë të njëjtët aktorë që ndërrojnë karriget me njëri-tjetrin. Ju e keni parë që drejtues qarqesh ose kandidatë për deputetë janë po ata që humbën në 2021-n. Një nga kandidaturat më të mira që ka PD është pjesë e listës humbëse të 2021. Ata nuk mundën PS-në, mundën njëri-tjetrin. E kanë lënë vendin pa një opozitë.

Zjarr Tv Ad