Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të marrë pjesë nesër në takimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo të Sllovenisë ku do të jetë i pranishme edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.
Kjo do të jetë hera e parë që kryeministri i Spanjës do të jetë përballë atij të Kosovës, kjo për shkak se Spanja është një ndër 5 shtetet që nuk e njeh Kosovën.
Duket se Sanchez po vepron ndryshe nga paraardhësi i tij Mariano Rajoy, i cili ishte larguar nga një samit i ngjashëm në Bullgari në vitin 2018 për të shmangur takimin me udhëheqësin kosovar në mes të krizës katalanase.