“Nuk e njohim Bashën si kryetar”, Sula: Nuk mund t’i besosh dikujt që ka humbur pesë herë

0
308
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një lidhje live me SKYPE në News24, foli për përçarjen në PD dhe zgjedhjet e 29 korrikut, të cilat u fituan nga Lulzim Basha.

Sula u shpreh se nuk e njeh Bashën si kryetar të Partisë Demokratike dhe se duhet një fytyrë e re e pa konsumuar që ta drejtojë atë. Më tej tha se nuk mund të kesh besim te dikush që ka humbur 5-6 herë.

“Ne si grup nuk e njohim Bashën si kryetar të PD-së, pasi nuk mund të kesh besim te një njeri që ka humbur 5-6 herë. Nuk kam shkuar as në mbledhjen e Kryesisë, pasi nuk e njohim atë Këshill, kryetar apo zgjedhje. Zotëria mund të thotë që unë mund të jem anëtar, por e shoh që u bë dita e dytë që vërshojnë lum urimet. Nuk po ngel asnjë vend pa e uruar për këtë fitore. E kuptoni ku jemi katandisur? Kjo është një turp. Kishte shanset që pas dorëheqjes të jepte kontributin e tij. Kishte një vit e ca që u largua nga skena dhe kishte mundësi për të kontribuar në Parlament me diskutime. I futi ca pushime dhe shyqyr që ndodhi luftë në Ukrainë, e u rikthye. Vishet me bluza si Zelenksy, edhe gruaja e Zelenskyt thotë “kush na i vjedh bluzat ne tela?”. Është bërë meme.

Nëse humb 5-6 herë rresht, ke besim te unë? Ke dalë nga kategoria? Çfarë ke ndryshuar te ty? Je bërë më i bukur, më i zoti? Ishalla ka bërë ndonjë shpikje, se rrota është bërë.”, u shpreh Dashnor Sula.

Zjarr Tv Ad