“Nuk e pashë fitoren kur punoja me Bashën”, Floriana Garo: Berisha është lideri i duhur për të ngritur PD në piedestal

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e “foltores” Floriana Garo në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se kur punoi me kreun e opozitës, Lulzim Basha para 25 prillit, nuk e pa fitoren tek ai. Sipas saj ish-kryeministri Sali Berisha është lideri i duhur për të udhëhequr drejtimin e PD-së dhe për të ngritur partinë në piedstal.

“Është kënaqësi të jem prezentë në këtë ditë historike, Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri nga Zvicra me tim shoq dhe vajzën tonë. Mungesa e shpresës i bën të gjithë të marrin rrugën drejt perëndimit. Kur vendosëm të ktheheshim ishte shkurti i acartë para fushatës së 25 Prillit. Besova te  ndryshimi dhe besoj ende te ndryshimi. Jetesa në perëndim mund të jetë më e mirë por jo më e lumtur.

I ofrova Bashës të kontribuoj për PD. Fitorja nuk ishte qëllimi. Unë u zhgënjeva si të gjithë demorkatët. Kam besuar dhe besoj se vetëm Sali Berisha do na udhëheq të gjithëve në drejtimin e PD dhe në piedestalin e saj. Të jemi më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, që të provojmë pas kaq shumë kohësh shijen e fitores“, tha Floriana Garo.

Zjarr Tv Ad