Nuk e takoi gjatë vizitës në Kosovë, Lumir Abdixhiku: Me Presidentin Begaj pi kafe në Tiranë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mosmarrëveshja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me Presidentin Bajram Begaj, për vendin e takimit kur ai zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Kosovë ishte një keqkuptim. Kështu ka thënë mbrëmjen e sotme vetë Abdixhiku.

“Ishte një keqkuptim. Ka qenë një kërkesë e jona për ta pritur dhe nuk ka pasur përgjigje ndaj kërkesës sonë për ta pritur. Portretizimi se jemi mendjemëdhenj, vjen prej atyre që s’na duan as neve as LDK-në”, është shprehur Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se do ta takojë presidentin Begaj për kafe në Tiranë.

“Do ta takoj në Tiranë, të pijmë kafe. Ishte një keqkuptim protokollar. Kushdo që vjen në LDK, dyert i ka të hapura, por as s’mund të sillemi fisnorqe, duhet të ketë një protokoll”, është shprehur Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së.

Zjarr Tv Ad