Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka postuar në facebook një video të nxënësve të fshatit Babicë në Vlorë, të cilët shihen teksa zhvillojnë orën e mësimit në ambientet e një lokali dasmash.
Ky reagim i deputetes Zhupa vjen pas debateve në Komisioni e Edukimit, ku ministrja Kushi i cilësoi si montazh fotot ku paraqiteshin nxënësit duke zhvilluar mësim në lokal.
Zhupa thekson se mohimi i bërë prej ministres në komision, si dhe ulëritja e drejtuesit të seancës Petro Koçi, kanë si qëllim intimidimin e opozitës, pasi kryerja e mësimit në ambientet e një lokali dasmash është një fakt siç shihet dhe në video.
“Mësimi në lokal dasmash nuk është montazh. Është fytyra e qeverisë së Ramës me shkollat dhe arsimin në vend.
Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opozitën!
Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi ne komision kur unë ja solla si fakt.
Nuk japin zgjidhje por ofrojnë genjeshtra!”, shkruan deputetja Zhupa në facebook.