“Nuk është fajtore Suela, por Surrelsi”- Mjeku në protestë ironizon kryeministrin Rama: Kjo qeveri i ka prerë shpresat shqiptarëve

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Miliam Nela ka folur në protestën e opozitës sot para kryeministrisë në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë.

Ai ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke theksuar se “Nuk është fajtore Suela, por Surrelsi”.

“Po e zbrazin këtë vend me shpejtësi të frikshme. Pas kësaj do thërrasim e duam Shqiprëinë një vend normal, jo të boshatisur. Nuk duam që fëmijët tuaj të hipin në gomone por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë tokë që po mbetet bosh.

Pata një ftesë për protestën në Londër. Nuk munda të shkoj atje sepse shkaku i largimit të shqiptrarëve nuk është ajo qeveri por kjo qeveri që i ka prerë shpresat shqiptarëve. Nuk është fajtore Suela por Surrelsi. Jam këtu se besoj se pa largimin e kësaj qeverie, largimi masiv i shqiptarëve nuk do të ndalojë. Nuk e besoj se kjo protest është për interesin e Berishës. Non grata kishte qëllim goditjen e opozitës dhe fuqizimin e rilindjes”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad