“Nuk është normale”, deputeti Sula kryetares së Kuvendit: Kjo rregullore nuk ka vlerë për këtë Parlament, çelët seancën me 49 deputetë…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Dashnor Sula, nga Kuvendi u shpreh sot se nuk është normale dhe as morale që të çelet seanca plenare, kur sipas tij në sallë ndodheshin vetëm 49 deputetë. Ai ta se në rastet kur deputetët e opozitës paraqesin problematikat e qytetarëve në seancë, mungojnë anëtarët e qeverisë, përjashtuar ministren Elisa Spiropali.

“Kjo rregullore nuk ka vlerë për këtë parlament, është për të ardhur keq se jemi në muajin e 11 të legjislaturës, dhe sot kemi një seancë të rëndësishme, ku raportojnë 5 institucione të drejtësisë, dhe ta marrin vesh të gjithë qytetarët që jemi në muajin e 7 dhe akoma nuk kemi përfunduar projektrezolutat dhe që nuk është bërë raportimi nga këto institucione, dhe ngelen katër muaj për rekomandimet që kuvendi do japë. Maksimumi ishte muaji mars për të përfunduar rekomandimet, që të ngelnin 9 muaj.

Është pa logjikë e moral, që të çelet seanca pa qenë kuorum i nevojshëm, ishim 49 deputetë dhe u çel seanca nuk është normale kjo. Gjatë këtyre 11 muajve, është mungesë respekti ndaj deputetëve kur diskutohet për pr.ligjet, mungesa e anëtarëve të qeverisë, është prezentë në shumicën e rasteve, përjashtuar zonjën Spiropali. Kërkoj të marrë fund kjo praktikë, bërja e kuorumit dhe votimi të bëhet në fund të diskutimit”, tha ai.

Zjarr Tv Ad