Nuk është Pallati i Kongreseve, Berisha tregon se ku do të mblidhet Kuvendi i 11 Dhjetorit

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se Kuvendi i 11 Dhjetorit do të mblidhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, për shkak se është i vetmi vend që mund të mbajë 7600 delegatë.

Ai akuzoi Bashën se ka shtuar numrin e delegatëve që të mos merret vesh se kush voton dhe kush jo, teksa shtoi se edhe Kryesia është e paligjshme.

“Do mblidhemi në datën 11, a e dini ju që nuk ka problem më të madh për mua dhe për ju se ku do mblidhemi, 7600 vetë. I vetmi vend ku ne mund të mblidhemi për t’u treguar serioz është “Air Albania”, por motin nuk e dimë. Partia kryesore në Gjermani e ka Kuvendin me 930 delegatë. Peng-Basha na e bëri Kuvendin me 7600 delegatë, që të mos merret vesh kush voton e kush jo. Ai vendosi në krye të PD-së me metoda anti-demokratike një Kryesi të emëruar prej tij. Këtë po vuajmë ne sot. Kryesia e PD-së në shkelje flagrante të parimeve, 60% ëhstë e emëruar nga kryetari, ajo ëhstë e paligjshme”, tha Berisha në Foltoren e Devollit.

Zjarr Tv Ad