Nuk është ufo, ju prezantojmë “superpeshkaqenin” kinez

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina prezanton  për publikun “superpeshkaqenin” . Helikopteri ushtarak  u shfaq në një ekspozitë të helikopterëve në qytetin kinez të Tianjin.

Ai pritet të bëjë fluturimin e parë në vitin 2020 në manifestimin “Airshow China 2020” në qytetin Juhaj, në provincën jugore të Guangdong-ut.

Siç raporton RTS, ekspertët ushtarakë kinezë kanë thënë se bëhet fjalë për një fluturake të një karakteri krejtësisht eksperimental dhe se edhe nëse vendoset të aplikohet në praktikë, nuk pritet të bëhet së shpejti.

Fluturakja, e ngjashme me ato në filmat fantastikë shkencorë, është e gjatë 7.6 metra dhe e gjerë 2.85 metra. Kabina e pilotëve me dy ulëse është e vendosur në mes të strukturës unazore të fluturakes, e cila, me dy turbo motorë mund të zhvillojë shpejtësi të mëdha – deri në 650 kilometra në orë.

Helikopteri peshon gjashtë tonë dhe mund të fluturojë në lartësi deri në 6,000 metra.

Ekspertët ushtarakë thonë se janë arritur shpejtësi të mëdha dhe nivele të ulëta të zhurmës, dhe se kur bëhet fjalë për helikopterët e së ardhmes, do të nevojitet punë shtesë për t’i mirëmbajtje më të lehtë dhe besueshmëri më të lartë.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Embedded video

Zjarr Tv Ad