Nuk firmosi dokumentin, Rudina Hajdari sqaron qëndrimin

0
323

Ndonëse mori pjesë në tryezën e palëve për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari nuk ka pranuar të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve. Në një reagim në facebook, Hajdari shkruan se parimisht është dakord për përmbajtjen e dokumentit në fjalë, por kërkon pak më shumë kohë për t’u njohur me të.

“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa I përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.
Si përfundim, ajo cka është më e rëndësishme është fakti që takimi I zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.” shkruan Hajdari.

Whatsapp Image 2020 01 14 At 2.26.04 Pm