“Nuk flas prapë se bëhem si Ilir Meta” – Andi Bushati: I thashë Berishës dhe Belindit, që do iu masakrojnë

0
589
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati tha se e kishte paralajmëruar Berishën për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Harta e Shqipërisë e ngjyrosur kryesisht ngjyrë mavi, sipas Bushatit është “masakrimi” për të cilin i foli Berishës.

“S’kam asnjë koment sepse s’kam asnjë surprizë. Është e njëjta gjë që po e them prej 4 muajsh në këtë studio. Nuk e di a jeni ju të surprizuar, por unë nuk jam. Prisja çdo gjë që do të shkruante në letër Edi Rama.

Unë nuk i them dot të njëjtat gjëra tani pas pilafit se ngjaj si Ilir Meta. Bashkë kemi qenë këtu me Belindin, me Berishën, që iu kam thënë ‘do iu masakrojnë, s’keni shanc të fitoni Tiranën, Durrësin, Elbasanin’ dhe thoshin fitorja blu, uragani blu është i pamohueshëm.

Tani duket sikur përsëris unë fjalët e tyre, por në fakt kemi ardhur te një pikë që është rezultat që dihet dhe merr vetëm një fabul. Shiko si është sjellë një shtet fashist në Himarë për të kuptuar se ç’ka bërë në gjithë Shqipërinë,” – u shpreh Bushati.

Zjarr Tv Ad