Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në një kohë kur i vetmi aeroport në vendin tonë është jashtë funksionit, kryeministri Edi Rama bën postimin e disatë kundër presidentit të vendit Ilir Meta, të cilin e quan një nxitës të situatës në Rinas.
“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”, shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.
Gjatë ditës së sotme ka pasur përplasje të shumta mes Ramës dhe Metës, për çështjen e aeportit të Rinasit, ku 60 kontrollorë kanë pezulluar punën e tyre.