“Nuk i njoh kufijtë e Kosovës”, Haradinaj i kthehet “dhëmb për dhëmb” Vuçiçit

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklarimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se nuk e njeh kufirin me Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj është një nga kundërshtarët më të fortë të opsionit të ndryshimit të kufirit dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime konkrete në funksion të këtij përcaktimi.

Qeveria që ai drejton, nëpërmjet një deklarate i ka vlerësuar deklarimet e një dite më parë të Vuçiçit si kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse.

Sipas ekzekutivit, kufijtë janë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, përfshirë edhe ata në Jarinjë dhe Bërnjak, pikëkalime që synohet të përfshihen brenda Serbisë nëpërmjet zgjidhjes për shkëmbim territoresh.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se deklaratat e fundit kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me këtë rast ka thënë se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kosovës.

 

Zjarr Tv Ad