Nuk i shkoi as në dasmë, kriset miqësia e Jonida Maliqit dhe Armina Mevlanit?

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PanoramaPlus.al/ Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës fundjavën që lamë pas (25 shtator) mori vëmendjen e të gjithëve.

Akoma edhe sot vazhdon dhe komentohet çdo detaj. Për këtë arsyje vëmendje të madhe mori edhe mungesa e Jonida Maliqit. Në një kohë kur ishin të ftuar shumë figura publike, nuk kishte si të shpëtonte pa u vënë re mosprezenca e saj.

Përpos partnere në biznes, blogeret gëzonin edhe një miqësi.

Të ketë të bëjë kjo me një ftohje të marrëdhënies mes Arminës dhe Jonidës, aq sa për të mos qenë aty në ditën më të veçantë të shoqes së saj?

Për këtë përgjigje na duhet të presim një reagim zyrtar nga dyshja.

Pas gati 10 vitesh në një histori dashurie, Armina dhe Shkëlzeni më në fund kurorëzuan dashurinë në martesë, duke nisur kështu një etapë të re në jetën e tyre. Ceremonia u mbajt në prag të përvjetorit të tyre të 10-të, ku patën rreth 300 të ftuar.

Dekori dhe të gjitha detajet e tjera, u përzgjodhën nga vetë çifti, duke i kushtuar një vëmendje të madhe, sidomos Armina, që njihet për shijen e saj të hollë

Zjarr Tv Ad