“Nuk isha vetvetja tek Barça”, ish-trajneri i klubit: Ata nuk më kanë paguar ende gjithçka

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-trajneri i Barcelonës, Kike Setien në një intervistë për “Cadena Ser” ka komentuar situatën aktuale të klubit. Ai u shpreh se ende duhet të mbledhë një pjesë të kompensimit për shkarkimin e tij si trajner në gusht të 2020, pas humbjes 2-8 ndaj Bajernit.

“Ata nuk më kanë paguar ende gjithçka. Unë iu dhashë gjithë kohën që u duhej. Është normale. Unë shikoj institucionin, që është ajo që unë e vlerësoj me të vërtetë. Pastaj njerëzit që kaluam lanë kujtime më të mira ose më të këqija”, tha Setien.

Ai u pyet gjithashtu për marrëdhënien e tij me Leo Mesin. me të cilin kishte pluset dhe minuset e tij në Barça. Setien pranoi se menaxhimi i dhomës së zhveshjes së Barçës nuk ishte i lehtë për të.

“Të gjithë duhet të qëndrojnë me Mesin, i cili ka qenë një atraksion i përhershëm. Unë kam pritur 14 vjet që të ulem në divan dhe ta shikoj duke luajtur. Nuk mund të vlerësoj nëse ai më zhgënjeu. Ka gjëra që më pëlqejnë dhe të tjera që jo”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shpjegoi se tek Barça nuk mund të ishte vetvetja.

“Gjithmonë shfaqej një futbollist që ishte i vështirë, por duhet ta pranoje ashtu siç ishte. Ata kishin zakone prej shumë vitesh dhe nuk ishte e lehtë për ti ndryshuar. Barça ishte skuadra që gjithmonë kam ëndërruar ta stërvitja”, përfundoi trajneri aktual i Vijarealit.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad