Nuk ishte vënë re, por ky detaj tregon gjithçka mes Borës e Donaldit

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bora Zemani hyri mbrëmë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” për të shuar njëherë e mirë zërat që mes Donaldit dhe Semit ka vetëm një raport shoqëror dhe për të takuar ish-partnerin.  Takimi i Borës dhe Donaldit nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi e në fund një puthje në buzë.

Mirëpo përpara se të ndodhte ky moment, Donaldi shpeshherë e ka shprehur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme se vazhdon të ketë ndjenja për Borën. Madje nuk e kishim vënë re, por ai gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur në dorë llastikun e saj të flokëve, si për ta patur gjithmonë me vete.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…”.

Zjarr Tv Ad