Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar i irrituar nga seanca parlamentare pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, kjo pasi nuk iu lejua fjala për procedurë.
Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha me batuta është shprehur se nënkryetarja e Kuvendit nuk e lejoi të merrte fjalën sepse do ia “përplaste në fytyrë të vërtetën” kryeministrit Rama.
“Nuk e pashë që të jetë ndërhyrje e Alibeajt, ishte ndërhyrje absurde antiligjore, e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ja përplasja Edi Ramës në fytyrë, ai ja mbathi. Duplikoi interpelancën e ministres. Zoti Hila predominoi me fakte dhe e hodhi në tokë ministren. Ky e mbizotëroi me duplikime. Unë do e demaskoja përpara publikut” – tha Berisha
Mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së
“Propozimet e opozitës, sapo opozita të zgjidhë problemet, është t’i presë biletën kësaj qeverie. Vendos kryesia e grupit kur të thërrasë mbledhjet e saj. Ideja jonë është bashkimi në diversitet, kapërcimi i pasojave po ecën shumë mirë. Përgëzoj ata aktivistë dhe drejtues qëndrorë e lokal” – tha Berisha.