“Nuk ja dha as Rama dhe as gruaja ministre”, Xhaçka i përgjigjet Shehajt: Burri im e ka nisur biznesin si emigrant në Itali, pas 30 vitesh po ndërton hotelin me investim privat

0
479
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare ka reaguar për sulmet e opozitës pasi u vu në shënjestër të tyre për tokën në bregdet.

Xhaçka tha se nuk ka shkelur asnjë ligj, as ajo, as bashkëshorti i saj që cilësohet nga opozita si investitor strategjik, dhe as kryeministri Edi Rama.

Ajo theksoi se hoteli me pesë yje i bashkëshortit të saj në jug është tërësisht privat dhe nuk ka përfituar asgjë nga shteti dhe as si burri i ministres.

“ U bë shumë kohë që një deputet këtu ka ngritur një çështje mbi familjen time, mbi mua personalisht, due ke shtrembuar atë sipas oreksit. Herë si deputet i PD të bashkuar dhe herë si deputet i pjesës ku bën pjesë. Më vjen keq për kolegun që është marrë me këtë punë kaq gjatë dhe do ti jap një përgjigje shumë të shkurtër. Vij këtu para jush pa asnjë kompleks sepse nuk kam asgjë për të fshehur. JO, nuk kam shkelur asnëj ligj, as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri. Nuk jam në konflikt interesi as unë , askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës. Është turp të jesh në këtë parlament, pretendon që përfaqëson interesat e një pjesë të elektoratit dhe të mos kuptosh ligjet për të cilat flet.

Nuk jam asnjë konflikt interesi dhe këtë e thotë ligji e ka thënë GJykata Kushtetuese përmes vendimeve të saj. Dhe një përfaqësues serioz i popullit, ose një partie, minimum duhet të kishte bërë detyrat e shtëpisë në vend që ti merrte gjithë këtë kohë.

Për të bërë detyrat duhet të kërkonte në arkivat e partisë së tij të ngjashme kur të tjerë para tij kanë ngritur akuza për të cilat ka folur GJK e cila në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarët e të deputetëve dhe ministrave të merren me biznes.

Bashkëshorti im ka zgjedhur të merrte me biznes dhe kjo është rruga që nuk ka zgjedhur sot por shumë para se të hynte në politik, dhe jo në një moment kur u bë deputet dhe pse u bëra unë minsitre, por që në 1991, 30 vjet më parë.

E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, njësoj si deputeti që ka marrë me kaq pasion këtë kauzë opozitare dhe pa 30 vitesh është angazuar me të gjitha vështirësitë sot të bëjë një investim serioz një hotel me 5 yje në jug.

Ky investim është tërësisht privat, në një truall privat blerë nga pronarë privatë me investitorë privat, nuk është prfituar asnjë qindrakë nga fondet publike dhe asnjë metër truall nga fondet publike.

Si investitor strategjik nuk ka përfituar apbsolutisht asgjë përveç sigurisë juridike për të pasur përparësi në lidhjen e kontratës të përvitshme me bashkinë për të vënë shezlong para hotelit, perkundrejt pagesës për bashkinë.

Një kontratë me kohëzgjate 1 vjeçarë që duhet rinovuar çdo vit pranë bashkisë dhe do ta marrën njësoj plot 1350 subjekte të tjera që shërbejne në inustrinë e turizmit nga Velipoja në Ksamil.

Si investitor strategjik që po investon miliona, po punëson dhjetra puntorë ka përfituar të drejtën të vërë shezlong në plazh. Dua ta korigjoj pak injorancën e disa këtu përfitues bregdeti nuk do të thotë uzurpues i pronës, përfitues i bregdetit quhet çdo qytetar pavarësisht shtetësis që dëshiron të shpenzojë kohën e tij duke përfituar nga mundësitë që ofron bregdeti dhe në këtë rast janë klientët që kanë të drejtën e daljes në det. Nuk ja dha Edi Rama dhe gruaja ministre”, tha Xhaçka.

Zjarr Tv Ad