Nuk je ‘i nxituar’, je hajdut!

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Strazimiri/

Ky “nxitimi” yt nuk filloi sot, dhe nuk ta ka fajin “ai miku” që të dërgon vazhdimisht video “se si rreh qytetarët e vet policia spanjolle”….

Ti ke “nxituar” kur nuk pyete askënd për të falur miliona m2 të Shqipërisë, përfshi dhe një nga portet më të vjetër të Mesdheut…

Ti ke “nxituar” të mos hapësh tender për këtë spekulim miliarda dollarësh, por ta përcaktosh vetë spekulantin e radhës…

Ti ke “nxituar” ta përjashtosh nga të gjitha detyrimet spekulantin e përzgjedhur me nxitim prej teje…

Ti ke “nxituar” të skllavërosh, në favor të spekulantit që zgjodhe me nxitim, Shqipërinë e cila në kontratën që ti po firmos me nxitim, nuk ka asnjë të drejtë ….

Ti ke “nxituar” edhe këtë herë, siç nxitove të miratosh 17 akte brenda ditës për inceneratorët, madje pa e mbledhur fare qeverinë…

Këto “nxitime” të tuat i pagujanë shqiptarët, kombi më i varfër i Evropës, madje edhe ata që ende nuk kanë lindur…

Këto “nxitime” të tuat, tekninisht janë vepra penale, nga ato që të fusin brenda dhe nuk të mjaftojnë 10 jetë të vuash dënimin!

“I nxituari, i pranguari” si i thonë… por ti nuk e vret mendjen se ke SPAK…

SPAK YOU

Zjarr Tv Ad