“Nuk jemi gati për zgjedhje”, Nika dhe Vreto mbështesin Bashën: Duam një kompromis por pa dhënë dorëheqjen, zgjidhja të vijë nga ju

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i PD në Vlorë, Gjergj Nika dhe kryetari i PD në Librazhd, Bujar Vreto kanë dalë në mbështetje të Bashës në mbledhjen që ky i fundit po mban me kryetarët e degëve.

Ata kanë argumentuar se tashmë nuk ishte koha e duhur për dorëheqje dhe se zgjidhja për këtë krizë duhet të vinte nga Basha vetë.

Sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika: Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli ne 6 mars, kishim vetëm nje barre te brendshme. Ne jemi ndarë ne 3 fraksione, ne, ata te Berishes dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njehere te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakrod për doreheqjen tuaj, Partia nuk eshte gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.

Bujar Vreto kryetar i PD në Librazhd: Duhet te bejme nje platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhes 2005-2013. Mblidhni keshillin kombetar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme doreheqjen ne këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.

Zjarr Tv Ad