“Nuk ju lë trau, merreni me ashkla”- Deputeti i PS ironizon demokratët në mbledhjen e Këshillit të Integrimit/ Tabaku: Problemet tona i zgjidhim vetë ne

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit të mbajtur pasditen e sotme, deputeti socialist Toni Gogu ka ironizuar demokratët për ndarjen në dy kampe duke iu përgjigjur kritikave të tyre për procesin e integrimit.

Gogu u shpreh nuk duhet parë ashkla në syrin e tjetrit kur nuk të lë trau, duke iu referuar përçarjes së demokratëve.

Në atë moment ndërhyri Alibeaj i cili replikoi me socialistin, ndërsa një koment e pati edhe kryetarja e këtij Këshilli, Jorida Tabaku.

Replikat

Toni Gogu: Lexova një raport që është në një linjë me raportin e DASH. Duke qenë se me Alibeaj kam bashkëpunuar më afër dhe gjatë në këto 6 muaj do i kujtoja një parim që jam përpjekur ta mësoj shumë herët.

Të mos shoh ashklën në syrin e tjetrit por të merrem me traun që kam në syrin tim. Ju kemi ftuar të merremi me këto ashklat që po përpiqemi të nxjerrim nga sytë e Shqipërisë. Po ju nuk ju lë trau në mes të syrit tuaj

Enkelejd Alibeaj: Ftesa ime është mos u bëj si ata që kur gishtin tregoni nga ne…

Jorida Tabaku: Ju lutem kolegë të nderuar. Problematike në këtë rast janë këto ashklat e vogla që na kanë lënë tetë vite. Diskutojmë njëherë këto ashkla dhe pastaj problemet tona i zgjidhim vetë ne.

Zjarr Tv Ad