Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja është shkarkuar nga detyra. KPK ka marrë sot vendimin, duke bërë që Lubonja të mos e kalojë Vettingun.
Trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari lexuan vendimin se Lubonja nuk justifikon pasurinë, e për rrjedhojë ngec në “rrjetën” e vettingut.
Raporti i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj, si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.
Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.
KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.