Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet nga detyra kryetari i gjykatës së Sarandës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i gjykatës së Sarandës Alltun Çela ka ngecur në ‘rrjetën’ e Vettingut, duke mos e kaluar atë.

Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Çela nuk ka justifikuar pasurinë, DSIK kërkoi shkarkimin e tij.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo gjatë kontrollit te figurës së tij nxori probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin, kryesisht me pasurinë por probleme janë konstatuar edhe ne integritetin e gjyqtarit dhe në aftësitë profesionale.

Çela rezulton të këtë në pronësi një shtëpi banimi si dhe tokë are ullishtë, ku janë të mbjellë mbi 50 rrënjë ullinj të vjetër si edhe 250 rrënjë ullinj e agrume.

Në 1995-ën, gjyqtari ka deklaruar se ka përshtatur për banim një ish-fabrikë biskotash, por për KPK-në është e paqartë se si subjekti e ka përshtatur për banim pa e siguruar pronësinë. Problematik  u vlerësua edhe  raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili vlerëson se Alltun Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar.

Nga ana e tij, kryegjyqtari i Sarandës i kërkoi DSKI-ja të japë prova që është i papërshtatshëm dhe të mos i referohet letrave anonime.

Alltun Çela drejtonte Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë detyrë edhe në vitin 2014

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

Zjarr Tv Ad