Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka theksuar sot gjatë Komisionit të Ekonomisë se ligji për trajtimin dhe kompensimin e pronave mbetet sërish antikushtetues, pavarësisht ndryshimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese.
Gjatë zhvillimit të komisionit, deputetja demokrate risolli në vëmendje çështjen e Pronës dhe pronarëve që u shpronësuan dhunshëm dhe persekutuan nën regjimin komunist. Ajo u shpreh se ata nuk mundën të gjejnë të drejtën e mohuar edhe gjatë periudhës së tranzicionit dhe se vendimi i Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese, treguan se ligji kishte mangësi.
“Ligji përsëri mbetet antikushtetues, me gjithë ndryshimet e bëra nga Gjykata Kushtetuese në një pike”, nënvizoi Tabaku ndërsa debatonte me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë që theksoi se shtyrja e afatit 3 vjeçar i pamjaftueshëm, nuk ezaurohen të gjitha dosjet.
Deputetja Tabaku solli në vëmendje edhe vlerat reale që qeveria shqiptare ka vendosur në funksion të çështjes së pronave duke sjellë shifrat e evidentuara nga KLSH përgjatë viteve.
Ajo deklaroi se ligji 7501 ka qenë i gabuar dhe ka pasur reperkusione të mëdha në çështjen e pronës.
“Si përfaqësues e kësaj shtrese është turp që edhe pas 32 vitesh diskutohet akoma për çështjen e pronës, për probleme me çështjen e pronës. E kam njohur dhe kam kërkuar ndjesë, gabimi i parë kryesor ka qenë ligji ‘7501’. Aty kanë lindur të gjitha problemet dhe ligjet e tjera që kanë ardhur. Ky ligj, përveçse i padrejtë, propozimi që ka sjellë qeveria cenon sigurinë juridike, duke pasur parasysh se ndryshojnë disa koncepte dhe ndryshon trajtimi i të gjithë personave që kanë aplikuar si me këtë ligj dhe ligjet e mëparshme; grupet e ndryshme të pronarëve që kanë përfituar nga secila kategori e ligjit” – u shpreh ndër të tjera Tabaku.
Më tej deputetja e PD-së evidentoi me radhë të gjitha shqetësimet që prekin shtresën e pronarëve të cilët sot kanë mbetur jetimë si pasojë e qeverisjes që ka menduar.
“Kam disa shqetësime, duke qenë se jam një nga personat që ka çuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese, menjëherë pas miratimit të tij. Kam folur për këtë çështje, duke qenë se përfaqësoj edhe një elektorat i cili preket shumë nga ligji i vitit 2015.
Shqetësime të cilat i kam ngritur pas 2013-ës, pasi doli vendimi për çështjen ‘Manushaqe Puto’, dhe të tjerë, por të cilat janë reflektuar edhe më shumë me ligjin e vitit 2015 dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut, pas çështjen “Beshiri. Në fakt, sjellja e këtij ligji dhe si vendimi i Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese, tregojnë se ligji kishte mangësi. Në gjykimin tim ligji përsëri mbetet antikushtetues, me gjithë ndryshimet e bëra nga Gjykata Kushtetuese në një pikë. Së pari, sa është numri i çështjeve të patrajtuara deri më sot?
Nëse nuk janë trajtuar deri më sot, pse mendoni se afati që afati që ju kërkoni të shtyni, sepse praktikisht ligji thoshte se “do të përfundojë ezaurimi i të gjitha pagesave brenda një afati 3 vjeçar”. Ndërkohë që afati, sigurisht që nuk u arrit.
E dëgjova zëvendësministren që tha, që fondet nuk mund të tjetërsohen. Është e vërtetë sepse këto shkojnë në një llogari speciale që i shkojnë Agjencisë së Pronave. Sepse unë jam përpjekur shumë për të gjetur sesi janë trajtuar fondet nga Agjencia e Pronave dhe raporti i KLSH-së thotë se “përveç 2017-ës, kur ka pasur surplus në fondin e alokuar, që qeveria mori përsipër që brenda 10 viteve do të kishte një fond prej 50 mld. Të gjitha vitet e tjera kanë qenë minus.
800 milionë në vitin 2018.
2.7 miliardë në vitin 2019.
976 milionë në vitin 2020.
703 milionë në vitin 2021.
Të gjitha këto vite janë minus fondi të miratuar.
Nga i gjithë ligji atëherë e gjithë klasa politike ra dakord që e vetmja gjë e mirë e ligjit ishte që ka një fond të dedikuar që nuk do të preket. Edhe ajo gjë e mirë e ligjit sot nuk po zbatohet sepse fondi, megjithëse është një llogari e dedikuar që shkon në fondin e Agjencisë së Pronave, jo gjithmonë përdoret deri në fund.
Shqetësimi i tretë lidhet me numrin e ekzekutimeve. Sipas raportit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri në 31.12.2021 janë ekzekutuar 974 vendime.
Pse është numër kaq i ulët vendimesh?
Sa është numri total i vendimeve?
Kjo shifër rezulton të jetë vetëm 3% e gjithë vlerës.
Afati i shtyrjes së ligjit jep përgjigje akomodimit të të gjitha kërkesave të cilat janë me radhë, me vite duke pritur” – tha Tabaku.
Sipas Tabakut, është e padrejtë që një pronari t’i kompensohet prona me 20%, teksa shtoi se problemet që vazhdon të ketë ligji dhe ndryshimet, në momentin e marrjes së vendimit të njohjes së pronës dhe jo në momentin, sipas parimit të ligjit të vjetër do të kishin një vlerë më të lartë për pronën.
“Për këtë arsye numri i aplikimeve ka qenë shumë i ulët 2400. Ju siguroj qe do të jetë po i ulët. Duke shpresuar që ky ligj të goditet në Gjykatë Kushtetuese apo një vendim tjetër të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.
Ligji që i kërkon pronarit të heqë të drejtën nga e drejta e pronës, vetëm sa stimulon rrëmujën dhe kaosin që ka ndodhur, do përkeqësohet edhe më shumë. Progres raporti e njeh si një nga fushat, pas lirisë se medias, procesin e kompensimti te pronave si nje nje nga fushat qe nuk ka patur progres, por ka edhe një korrupsion të zgjeruar.
Me ligjin aktual dhe ndryshimet që bëni përsëri nuk jepet zgjidhje çështjes se pronës, përsëri pronaret mbeten te diskriminuar. Vazhdojnë e cilësohen si ish -pronarë dhe ndërkohë që në gjykimin e tim thjesht e përkeqëson dhe nuk jep zgjidhje perfundimtare.
Ky ndryshim i parimit te ligjit ka bere te mundur qe sot pjesa me e madhe peronave te mos marrin kompensim duke shpresuar qe ne te ardhmen te ndryshojë ligji dhe te rritet kjo vlere.
Konsultimet me shoqatat nuk i keni reflektuar këtu. E vërteta eshte qe prona nuk shkon tek i zoti. Preferojnë te mos aplikojnë dhe te ruajnë te drejtën e tyre sesa te marrin 20%.
Fondi i kompensimit.
Vendimet e fundit, vendim i 2014-es, që hiqte 16 mijë ha pronë nga fondi i kompensimit e kalonte tek Ministria e Bujqesise per tu dhene me qera nje euro.
Nuk ka asnjë fond real për të kompensuar pronarët. Çfarë kane qene me vlere iu eshte dhene investitorëve strategjike. Asetet e tjera janë dhene me 1 euro dhe kane qene te preferuarat. Pronat e bashkive janë te pashfrytëzueshme nga pronaret.
Edhe heqja dore per te perdorur fondin e kompensimit eshte nje opsion i padëshirueshëm.
Ndryshimet që keni bërë nuk japin zgjidhje problemit. Thjesht do te përkeqësojnë normën e aplikimit, do jene ne nivel te ulet. Cenon parimin e te drejtës se pronës” – përfundoi fjalën e saj Tabaku.