Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka tre vjet që po shijon historinë e dashurisë me artistin Big Basta. Ata të dy gëzojnë dhe një djalë që quhet Lian. Momentalisht, bashkëshorti i saj është në Zelandën e Re dhe komunikon me familjen nëpërmjet kamerës.
Kjo gjë duket se nuk i pëlqen aspak vogëlushit dhe nxit debate mes artistëve. Në intervistën për emisionin “NIN”, Vesa zbuloi se cila ka qenë grindja e fundit me Big Bastën.
“Grindja e fundit ka qenë se djali i vogël e ka problem të flasë me të me video. Unë ia kam lënë telefonin aty dhe unë në atë kohë kam qenë duke bërë dicka për të ngrënë. Djali ia ka mbyllur. Ai kishte marrë prapë dhe djali prap ia ka mbyllur. Pastaj filluam me grindje të tilla. Tani grindjet janë kryesisht rreth fëmijës”, u shpreh këngëtarja.