“Nuk ka mbaruar as të mesmen”/ Nuk ndalet Evi Kokalari dhe sfidon hapur Këlliçin: Pse nuk më padit? Sill diplomën si provë përpara gjykatës

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari, ish-aktiviste në Foltore për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së, akuzon Belind Këlliçin, se nuk e ka përfunduar të plotë gjimnazin e “Harry Fultz” në Shqipëri, dhe se ka mashtruar në formularin e aplikimit të fakultetit në SHBA, duke kryer një krim federal.

Por edhe pse Belind Këlliçi e kërcënoi me padi në gjykatë, mungesa e dëftesës që vërteton që ai ka përfunduar gjimnazin e ka bërë që të heqë dorë dhe ta lërë në heshtje. Përmes një statusi në rrjete sociale, Kokalari i bën thirrje kandidatit të Berishës për Tiranën që të çojë para gjykatës diplomën nëse e ka vërtet diplomën.

“Ky gjeniu që instaluat kundër Velias në fushatë, pse s’më ka hedhur akoma në gjyq për akuzat që i kam bërë për diplomën e gjimnazit? Do e kishte shumë të lehtë të vërtetonte që isha gabim!! Thjeshtë sill diplomën si provë përpara gjykatës”, shkruan Kokalari.

Më herët, Kokalari tregoi se si Belind Këlliçi mashtroi autoritetet amerikane duke u regjistruar në një nga universitetet amerikane pa përfunduar të plotë gjimnazin në Shqipëri.

Si mund të jesh ‘njëriu vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar?… dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA. Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi. Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ burse, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai? Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet. P.s. Harry Fultz duhet ti jap medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz.’,  shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad