NUK ka më burg për një cigare hashash, Veliaj dhe Manja firmosin marrëveshjen për të miturit

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranë dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur një marrëveshje të re, sipas së cilës të rinjtë që kapen nga Policia me një cigare hashash, nuk do të dërgohen në burg. Thënë ndryshe dhe më thjeshtë, tashmë për një cigare hashash nuk shkon më në burg.
A ja vlen të mbushim burgjet për një cigare hashash me të rinjtë e Samiut e Petroninit? Kemi qendrën sociale në Kombinat me një gamë shërbimesh, kurse për zanatet janë po ashtu fokusi ynë. Një psikolog ose mentor mund t’i transformojë jetën një të mituri, një gardian Jo. E nisim ne në Tiranë, por duhet të na ndjekin bashkitë e tjera, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Edhe ministri Ulsi Manja ka thënë se të rinjtë duhet të kenë mundësi të rehabilitohen dhe një gabim nuk mund të vulosë gjithë jetën e tyre. “Qëllimi është rehabilitimi jo ndëshkimi i fëmijëve, ka thënë ndër të tjera ministri.

Një gabim i të miturve nuk mundet kurrsesi të vulosë gjithë jetën tij. Drejtësia miqësore nëpërmjet masave alternative, duke shmangur ndjekjen dhe dënimin penal për ta, është mundësia që u jepet për rehabilitimin dhe kthimin në shoqëri pa dëmtime. Marrëveshja e Ministrisë së Drejtësisë me Bashkinë e Tiranës është vetëm e para në strategjinë tonë të drejtësisë për të mituri, shkruan Ulsi Manja.

Zjarr Tv Ad